Të dielën Vjosa Osmani viziton Suharekën, hap zyrën e “Listës Vjosa” dhe takohet me qytetarë

30.01.2021

Numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, të dielën viziton Komunën e Suharekës. E shoqëruar me kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje duke filluar në ora 15:00, Vjosa Osmani, do të bëjë hapjen e zyrës së Listës Vjosa në Suharekë. Paraprakisht ajo do të bëjë homazhe te përmendorja […]

Të dielën Vjosa Osmani viziton Suharekën, hap zyrën e “Listës Vjosa” dhe takohet me qytetarë Foto: Ilustrim

Numri dy në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, të dielën viziton Komunën e Suharekës.

E shoqëruar me kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje duke filluar në ora 15:00, Vjosa Osmani, do të bëjë hapjen e zyrës së Listës Vjosa në Suharekë.

Paraprakisht ajo do të bëjë homazhe te përmendorja e Ukë Bytyçit dhe lapidari i Berishëve në ora 14:30, për të vazhduar pastaj me takime me qytetarë.

Agjenda e plotë:

14:30 – Homazhe te përmendorja e Ukë Bytyçit dhe lapidari i Berishëve. 15:00 – Hapja e zyrës së Listës Vjosa
15:30 – Takim me gratë e Dëshmorëve (Restaurant Lijon)
16:30 – Takim në Sopijë (kafiteria Erlisi)
17:30 – Takim në Greikoc në lagjen Canaj
18:30 – Takim në Peqan (Restaurant Guri)