Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

01.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërhqejen e shortit për renditjen e partive politike në fletvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen më 14 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për […]

Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot do të organizojë tërhqejen e shortit për renditjen e partive politike në fletvotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen më 14 shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive poltike, më 3 shkurt pritet që zyrtarisht të fillojë fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit./express/