Si u votua Enver Hoxhaj, Ardian Shala, Salih Zyba, Sali Asllanaj dhe Albena Reshitaj ndër vite?!

13.01.2021

Historia e zgjedhjeve parlamentare në Kosovën e pasluftës, fillon më 12 nëntor të vitit 2001 ku u mbajtën për herë të parë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (2008), u organizuan edhe disa procese tjera zgjedhore. Që prej luftës së Kosovës, vendi ka mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare, në […]

Si u votua Enver Hoxhaj, Ardian Shala, Salih Zyba, Sali Asllanaj dhe Albena Reshitaj ndër vite?! Foto: Ilustrim

Historia e zgjedhjeve parlamentare në Kosovën e pasluftës, fillon më 12 nëntor të vitit 2001 ku u mbajtën për herë të parë zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Deri në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës (2008), u organizuan edhe disa procese tjera zgjedhore.

Që prej luftës së Kosovës, vendi ka mbajtur shtatë palë zgjedhje parlamentare, në vitin 2001, 2004, 2007, 2010, 2014, 2017 dhe 2019.

Më 14 shkurt të këtij viti 1,869,662 qytetarë me të drejtë vote do të ju drejtohen kutive të për të zgjedhur deputetët e legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Partitë politike tashmë kanë filluar zyrtarizimin e kandidatëve për deputetë nëpër degët e tyre. Me përjashtim të PDK-së dhe NISMA-së, në Komunën e Suharekës të gjitha partitë kanë zyrtarizuar kandidatët e tyre të cilët me programin që përfaqësojnë do të garojnë për deputetë të legjislaturës së tetë.

Në listën e kandidaturave tashmë të zyrtarizuara gjenden edhe emra të zyrtarëve politik që disa herë kanë garuar për postin e deputetit. Kështu Enver Hoxhaj, Salih Zyba, Albena Reshitaj, Sali Asllanaj, Ardian Shala janë emra që nuk do ta garojnë për herë të parë.

Por si janë votuar kandidatët e lartpërmendur që nga viti 2007 deri në vitin 2019 dhe cilëve u ka ndryshuar numri i votave?

Zgjedhjet parlamentare 2007-2019 / Vota në tërë Kosovën / Të dhëna zyrtare nga KQZ

Në bazë të tabelës shihet se Enver Hoxhaj për 12 vite ka humbur mbi 34 mijë vota. Për dallim nga Hoxhaj, ish-deputeti Salih Zyba, Ardian Shala dhe Albena Reshitaj në secilin proces zgjedhor kanë rritur numrin e votave, shkruan SuharekaOnline.

Ndërsa ish-kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, vetëm një herë kishte garuar për postin e deputetit, ku edhe ishte zgjedhur në zgjedhjet e vitit 2010.