Si shkon procesi i votimit për ata që janë të izoluar me COVID-19

14.02.2021

Kosova sot ndodhet në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre për legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu Kosova si dhe të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë me COVID-19, ku në vendin […]

Si shkon procesi i votimit për ata që janë të izoluar me COVID-19 Foto: Ilustrim

Kosova sot ndodhet në ditën e zgjedhjeve parlamentare, ku qytetarët me të drejtë vote kanë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit dhe të votojnë të përzgjedhurit e tyre për legjislaturën e VIII të Kuvendit të Kosovës.

Po ashtu Kosova si dhe të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë me COVID-19, ku në vendin tonë janë mbi 7 mijë raste aktive.

Një pjesë e qytetarëve të infektuar me COVID-19 janë të izoluar në shtëpitë e tyre, gjë kjo që i’a pa mundëson udhëtimin e tij drejt vendvotimit për të votuar.

Megjithatë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përmes ekipeve mobile do t’iu mundësojë qytetarëve të infektuar me COVID-19 e që janë në izolim në shtëpitë e tyre që të votojnë.

Po ashtu ditë më parë nga KQZ-ja kanë njoftuar se si mund të votojnë personat me të drejtë vote të cilët janë të infektuar me COVID-19, përmes një vieo të publikuar në facebook, KQZ ka bërë të ditur procedurën që duhet të ndjekin këta persona të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat anti-COVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni pa pagesë: 0800 55 555.