PDK ia merr NISMA’së kryetarin e Degës në Suharekë

16.01.2021

Asamblesiti i NISMA-së nga Suhareka, Sami Hajdaraj, siç duket ka ndërruar qëndrim politik. Ai sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Kalimi i tij në PDK është bërë i ditur nga kryetari në detyrë dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se me Sami Hajdaraj na bashkon interesi […]

PDK ia merr NISMA’së kryetarin e Degës në Suharekë Foto: Ilustrim

Asamblesiti i NISMA-së nga Suhareka, Sami Hajdaraj, siç duket ka ndërruar qëndrim politik. Ai sot ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Kalimi i tij në PDK është bërë i ditur nga kryetari në detyrë dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se me Sami Hajdaraj na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë

“Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ushtari i UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes.

Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti njërin prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë.

E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisës si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!” ka njoftuar Hoxhaj.