Salih Zyba kandidat për deputetë nga Vetëvendosje dega në Suharekë

13.01.2021

Afatet kur partitë politike duhet ti dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë tashmë janë afruar. Edhe një pjesë e degëve të partive politike tashmë i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre. Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba. Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar nga […]

Salih Zyba kandidat për deputetë nga Vetëvendosje dega në Suharekë Foto: Ilustrim

Afatet kur partitë politike duhet ti dorëzojnë emrat e kandidatëve për deputetë tashmë janë afruar.

Edhe një pjesë e degëve të partive politike tashmë i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë në zgjedhjet e 14 shkurtit ka kandiduar kryetarin e kësaj dege, Salih Zyba. Lajmin për SuharekaOnline e kanë konfirmuar nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë.

Zyba i cili në disa legjislatura radhazi ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit do ti hyjë garës për deputet.

Ndryshe në zgjedhjet e fundit parlamentare të 6 tetorit 2019 Lëvizja Vetëvendosje në Suharekës kishte dal partia e tretë më e votuar me gjithsej 4807 vota.