Sali Asllanaj takon nëndegën e LDK’së në Peqan, mobilizim drejt fitores

21.01.2021

Ish-kryetari i Suharekës njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit nga radhët e LDK’së, Dr. Sali Asllanaj, në vazhdën e takimeve me struktura të partisë ka takuar sot nëndegën e LDK’së në fshatin Peqan. I shoqëruar nga kandidatët tjerë dhe anëtarë të kryesisë Asllanaj është pritur nga kryetari i nëndegës së […]

Sali Asllanaj takon nëndegën e LDK’së në Peqan, mobilizim drejt fitores Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Suharekës njëherit kandidat për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit nga radhët e LDK’së, Dr. Sali Asllanaj, në vazhdën e takimeve me struktura të partisë ka takuar sot nëndegën e LDK’së në fshatin Peqan.

I shoqëruar nga kandidatët tjerë dhe anëtarë të kryesisë Asllanaj është pritur nga kryetari i nëndegës së LDK’së në Peqan, Musli Hysenaj.

Takimet e tilla vijnë si rezultat i përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ku sipas Dr.Sali Asllanaj mobilizimi për fitore po vazhdon.

Kujtojmë se Dr.Sali Asllanaj në zgjedhjet e parakohshme garon në listën e deputetëve të LDK’së me numrin #41.

Ndryshe historia politike e Dr.Sali Asllanaj fillon qysh në organizimet e hershme të LDK-së, por emri i tij filloi të bëhej edhe më i njohur gjatë viteve të luftës ku nën emblemën e UÇK-së së bashku me mjekë të tjerë shërbeu në spitalin ushtarak në Semetisht dhe pas vitit 2000 ka qenë kryetar i Komunës së Suharekës për tri mandate.