Sali Asllanaj: Lista e kandidatëve të LDK’së ka emra që kanë masë prapa vetës

31.01.2021

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, njëherit kandidat për deputet nga radhët e LDK’së, Dr. Sali Asllanaj i ftuar në studion e SuharekaOnline për të diskutuar rreth procesit zgjedhor që po kalon Kosova, ndër tjera ka kërkuar unitet të skenës politike sa i përketë çështjes së presidentit. Ndër tjerash, Asllanaj ka thënë se lista e kandidatëve […]

Sali Asllanaj: Lista e kandidatëve të LDK’së ka emra që kanë masë prapa vetës Foto: Ilustrim

Ish-kryetari i Komunës së Suharekës, njëherit kandidat për deputet nga radhët e LDK’së, Dr. Sali Asllanaj i ftuar në studion e SuharekaOnline për të diskutuar rreth procesit zgjedhor që po kalon Kosova, ndër tjera ka kërkuar unitet të skenës politike sa i përketë çështjes së presidentit.

Ndër tjerash, Asllanaj ka thënë se lista e kandidatëve me deputetë nga Lidhja Demokratike e Kosovës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat pritet të mbahen me 14 shkurt të këtij viti është listë e plotë sepse në vete bartë njerëz të cilët kanë masë prapa vetës, shkruan SuharekaOnline.

”Kjo mund të jetë strategji politike e LDK-së që të merrë njerëz të cilët kanë masë prapa vetës, kanë njerëz që i respektojnë, disa për nga angazhimi politik, disa për nga angazhimi mjekësor që kanë shumë pacientë, shumë punë dhe kjo gjë na bënë të jemi një listë popullore, një listë e cila është e pranueshme sepse mjekët gjithmonë janë një ndërgjegjje e shoqërisë” ka thënë Asllanaj.

Ndërsa i pyetur se a do të kandidonte përsëri për kryetar të komunës, Asllanaj e ka përjashtuar këtë mundësi, ku edhe kandidatura e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit ka ardhur si rezultat i degës dhe partisë.

”Jo, absolutisht jo, në asnjë mënyrë nuk do të kandidojë më, unë thash që as tash nuk kam pas dëshirë të kandidojë më por ka qenë sistemi i degës dhe i qendërs që të kandidojë se për ndryshe thash ekzekutivi është shumë me ngarkesë” ka thënë ai.

”Të jesh kryetar i komunës, ka njerëz që thojnë është e pëlqyeshme, po iu garantoj që është shumë stresuese dhe shumë angazhime kërkon” ka shtuar ai.

Asllanaj ka thënë se do të vazhdojë ta mbështes gjithmonë Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke i prezentuar programet e saj që të jetë forcë poltike, jo vetëm në Suharekë, por në të gjithë Kosovën sepse LDK është shtyllë e fortë e shtetit.