Rukiqi i reagon politikanëve për tubimet: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?!

10.01.2021

Pas Shoqatës së Gastronomëve, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, për grumbullimin e politikanëve në tubime, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Berat Rukiqi ka thënë se edhe politikanët edhe qytetarët janë të barabartë para ligjit. Ky është postimi i tij: Tubimet e fundit elektorale, me dhjetera persona ne […]

Rukiqi i reagon politikanëve për tubimet: Si mund të arsyetohet kufizimi i orarit të punës?! Foto: Ilustrim

Pas Shoqatës së Gastronomëve, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, për grumbullimin e politikanëve në tubime, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës.

Berat Rukiqi ka thënë se edhe politikanët edhe qytetarët janë të barabartë para ligjit.

Ky është postimi i tij:

Tubimet e fundit elektorale, me dhjetera persona ne hapesira te mbyllura, i bejne te pavlera, te gjitha masat kufizuese, per parandalimin e pandemise. Si mund te arsyetohet, tash e tutje, ndalesa per organizimin e ahengjeve dhe ngjarjeve? Si mund te arsyetohet kufizimi i orarit te punes?? Politikanet ehe qytetaret e tjere jane te barabarte para ligjit. Hipokrizi e llojit te vet eshte qe te njejtit qe premtojne sundim te ligjit, te vazhdojne naten dhe diten te shkelin ligjin.