Rreth 1,500 mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

13.01.2021

Rreth 1500 aplikime deri pasditen e sotme, ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga qytetarë jashtë Kosovës, për t’u regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Info Magazine se kjo shifër nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora. ”Para pak orëve, në […]

Rreth 1,500 mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Rreth 1500 aplikime deri pasditen e sotme, ka pranuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga qytetarë jashtë Kosovës, për t’u regjistruar si votues të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Info Magazine se kjo shifër nuk është finale pasi kohë pas kohe pranojnë aplikime nga diaspora.

”Para pak orëve, në ora 16:00 patëm një mbledhje si KQZ dhe u bënë të ditura shifrat e para sa i përket numrit të aplikacioneve që janë pranuar nga jashtë vendi, për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës”.

”Janë diku 1500 emaile që kemi pranuar, dhe ato do të shqyrtohen për të ditur saktë numrin e aplikimeve”.

”Janë diku rreth 1500 aplikime, por që ky numër ndryshon kohë pas kohe për faktin se përmes emaileve presim vazhdimisht aplikacione”.

Ai ka bërë të ditura që në mbledhjen e sotme të KQZ-së janë marrë edhe disa vendime të tjera, përfshirë atë për hapjen e qendrave të votimit por dhe planin operacional të sigurisë.

”KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve, në 38 Komunat e Republikës së Kosovës”.

”Dhe vendimi tjetër është miratimi i planit operacional të sigurisë, i cili miratohet nga KQZ në çdo proces zgjedhor, me qëllim të sigurimit të procesit zgjedhor në ditën e zgjedhjeve dhe pas saj”.