Rreth 11 mijë persona të vdekur pritet të largohen nga listat e votuesve nga KQZ-ja

Këshilli Operacional i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) ka rekomanduar që personat e vdekur që figurojnë në listat e votuesve të largohen.

Gjatë mbledhjes së KQZ-së, u aprovua rekomandimi i Këshillit Operacional për të hequr nga lista rreth 11 mijë persona nga listat e votuesve.

“KQZ-ja e ka trajtuar listën e personave të vdekur, janë rreth 23 mijë persona. Ndërsa vetëm prej vitit të kaluar i ka konfirmuar vetëm rreth 11 mijë persona. Rekomandohet ata që janë të konfirmuar të largohen nga listat votuese”, tha Alim Rama nga Këshilli Operacional. 

Gjithashtu, Alim Rama, ka kërkuar që në lista e votuesve të hiqen ata që ende janë të regjistruar me dokumente të UNMIK-ut.

Artikull i sponzorizuar

Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.

Lexo më shumë

“Duke marrë parasysh edhe zgjedhjet në Podujevë, dokumentet e UNMIKJ-ut që u ka skaduar validiteti dhe ndodhen në regjistrin civil krijojnë një pasaktësi në listat zgjedhore. Kërkojmë që të gjithë personat që janë të regjistruar me dokumente të UNMIK-ut dhe që ndodhen në lista të hiqen por në moment që lista e votuesve preliminare të mos i përfshije personat që kanë dokumente të UNMIK’ut”, ka thënë ai.

RAPORTO