Reshitaj: AAK-ja u ofron qytetarëve të vendit program të mirë ekonomik

Ish-deputetja e AAK-së dhe kandidatja për deputete nga Suhareka, Albena Reshitaj, ka deklaruar se partia e saj ka program të mirëfilltë për qeverisjen e ardhshme.

E ftuar në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se AAK-ja u ofron qytetarëve të vendit program të mirë ekonomik, duke i analizuar situatat, gabimet dhe pasojat e sistemit ekonomik.

“Duhet ta përmendim se në bazë të kësaj analize, Kosovës i nevojiten mbi 1 miliard euro për rimëkëmbjen ekonomik. Kosova ka vuajtur nga një keqmenaxhim dhe mosnjohje adekuate, nga njerëz të vendosur në pozita të rëndësishme”, ka deklaruar Reshitaj.

Ajo tutje ka thënë se ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, i cili i takon AAK-së, ka bërë punë të mëdha në sigurinë dhe sistemin e ligjit.

“Një respektim apo implementim i ligjeve do të ishte sukses i madh përpara për respektimin e ligjit. Ne kemi qenë një anomali e qeverive në të kaluarën. Në pjesën e AAK-së, sistemi për herë të parë ka bërë ndryshime thelbësore. Janë parë ndryshimet që janë bërë brenda drejtësisë”, ka theksuar ajo.

Reshitaj tutje ka potencuar se programet e partive politike në këto zgjedhje duhet të fokusohen në fushën e shëndetësisë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

RAPORTO