PZAP sqarohet për vendimet lidhur me ankesat e subjekteve politike

26.01.2021

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PZAP thotë se sipas afateve ligjore ka vendosur për të gjitha ankesa, teksa thotë se vendimet janë duke u publikuar në ueb-faqen zyrtare të PZAP-it. […]

PZAP sqarohet për vendimet lidhur me ankesat e subjekteve politike Foto: Ilustrim

Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave (PZAP), ka marrë vendim lidhur me ankesën e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, pas moscertifikimit të listave të kandidatëve për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PZAP thotë se sipas afateve ligjore ka vendosur për të gjitha ankesa, teksa thotë se vendimet janë duke u publikuar në ueb-faqen zyrtare të PZAP-it.

Njoftimi i plotë:

Siç jeni të informuar me kohë, subjektet politike të cilat kanë paraqitur apele në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për mos certifikim të subjekteve politike dhe kandidateve janë si në vijim:

1. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK), për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja, për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 04/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

2. Partia e Ashkalive për Integrim (PAI), ka paraqitur 3 (tre) apele, 1 (një) në emër të subjektit politik për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet dhe 2 (dy) apele në emër të dy kandidatit për shkak të mos certifikimit të tyre në Listën e kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këto 3 (tri) apele ju lutëm referojuni Vendimeve të PZAP-it, Anr. 05/2021 të datës 26.01.2021, Anr. 06/2021 i datës 26.01.2021 Anr. 07/2021 të datës 26.01.2021 të publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

3. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK), për shkak të mos certifikimit të 1 (një) kandidati për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 08/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

4. Socialdemokratska Unija (SDU), për shkak të ndodhjes së 1 (një) kandidati shqiptar në Listën e kandidateve për deputet të këtij subjektit politik për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 14/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

5. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për shkak mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 15/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

6. NISMA Socialdemokrate, për shkak të mos certifikimit të subjektit politik dhe Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 16/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

7. Lëvizja VETËVENDOSJE! për shkak të mos certifikimit të Listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhje. Lidhur me këtë apel ju lutëm referojuni Vendimit të PZAP-it, Anr. 17/2021 i datës 26.01.2021 i publikuar në Faqen zyrtare të PZAP-it.

Ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it palët mund të parashtrojnë ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës në afate prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit të PZAP-it nga pala. Ndërsa Afati për shqyrtimin dhe vendosjen e këtyre ankesave nga Gjykata Supreme e Kosovës është 72 orë nga momenti i dorëzimit të këtyre ankesave nga palët në Gjykatën Supreme të Kosovës.

Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare dhe të zbatueshme për të gjitha palët.