Jo vetëm Salih Zyba, edhe Hysen Durmishi nga Suhareka kandidat i VV-së për deputetë

17.01.2021

Të shtunën në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ të quajtur “Lista e Referendumit” gjenden dy kandidatë nga Komuna e Suharekës. Dega e kësaj partie në Suharekë […]

Jo vetëm Salih Zyba, edhe Hysen Durmishi nga Suhareka kandidat i VV-së për deputetë Foto: Ilustrim

Të shtunën në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në listën e Lëvizjes Vetëvendosje me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ të quajtur “Lista e Referendumit” gjenden dy kandidatë nga Komuna e Suharekës.

Dega e kësaj partie në Suharekë përmes statutit të saj dhe procedurave të brendshme ka kandiduar vetëm kryetarin e kësaj degës, Salih Zyba.

Mirëpo Zyba nuk është kandidati i vetëm nga Suhareka që gjendet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Hysen Durmishi është kandidati i tjetër që vjen nga Suhareka dhe gjendet në listën e VV-së, i cili është propozuar dhe nominuar nga qendra në Prishtinë.

Ndryshe në listën e dorëzuar në KQZ renditja e tyre është: Salih Zyba #110 dhe Hysen Durmishi #50.