Përfundon mbledhja e LDK’së, Gashi thotë se u diskutua për listën e deputetëve

Gashi gjithashtu ka njoftuar se në orën 14:00 do të ketë mbledhje edhe me kryetarët e degëve të LDK-së, ndërkaq nuk ka bërë të ditur temat e diskutimit.

Jo zyrtarisht mësohet se temë diskutimi në mbledhjen e Kryesisë kanë qenë çështjet rreth përgatitjes për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.

Partia e udhëhequr nga Isa Mustafa në zgjedhjet e ardhshme do të garojë me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër.

Pas Kryesisë, Mustafa takon kryetarët e degëve të LDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë, që filloi në orën 11:00, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të takohet me kryetarët e degëve të LDK-së.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, anëtari i kryesisë, Arben Gashi ka thënë para mediave se nuk është diskutuar për koalicionet e mundshme.

Ai tha se në këtë mbledhje është diskutuar më shumë për çështje teknike.

“Nuk ka diçka konkrete sa i përket koalicioneve, ditët në vazhdim do e shohim para se me u dorëzua lista e koalicioneve, më 14 janar është lista e dërgimit të koalicioneve dhe ka kohë deri atëherë nëse do të ketë koalicione, por nuk besoj që do të ketë diçka veçantë”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se ka qenë mbledhje koordinuese, ndërtimi i kritereve të kandidatëve për deputetë, hartimi i programit të fushatës dhe çështje të tjera teknike.

“Kjo ishte më shumë një mbledhje koordinuese, biseduam për ndërtimin e kritereve për kandidatët e ardhshëm për deputetë. Diskutuam edhe për koordinimin e fushatës zgjedhore dhe për gjëra të tjera teknike”.

RAPORTO