Përfaqësuesi i LVV-së në KQZ: Do jemi pjesë e zgjedhjeve dhe do të jemi fituese

22.01.2021

Sot në mbledhjen e KQZ-së, nuk u certifikua lista e kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi u shprehë se LVV do të jetë pjesë e zgjedhjeve. “ LVV është pjesë e zgjedhjeve, do të jetë pjesë e zgjedhjeve, do të jetë fituese […]

Përfaqësuesi i LVV-së në KQZ: Do jemi pjesë e zgjedhjeve dhe do të jemi fituese Foto: Lëvizja Vetëvendosje (LVV)

Sot në mbledhjen e KQZ-së, nuk u certifikua lista e kandidatëve të LVV-së për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi u shprehë se LVV do të jetë pjesë e zgjedhjeve.

“ LVV është pjesë e zgjedhjeve, do të jetë pjesë e zgjedhjeve, do të jetë fituese e zgjedhjeve. Do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore”, u shprehë ai.

“Po ashtu ne jemi të bindur se shkallët e radhës gjyqësore PZAP-ja dhe Gjykata Supreme ka me vendos në favor të LVV-së dhe se nuk do ta ndjekë absurditetin dhe paradoksin që krijon Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në krye me kryesuesen Valdete Daka”, u shpreh Kurteshi.

LEXO EDHE:  KQZ: Nuk mund të certifikohet si kandidat një person i cili është dënuar në tri vitet e fundit

Kujtojmë se sot në një mbledhje të KQZ-së, nuk u certifikua lista e kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Etiketat