PDK nënshkruan koalicion me këtë subjekt politik

15.01.2021

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media u.d i kryetarit dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj. “Na bashkon vendosmëria jonë për të pasur një rimëkëmbje kombëtare. Sot kemi nënshkruar një koalicion të bashkëpunimit se si ta udhëheqim qeverinë e ardhshme […]

PDK nënshkruan koalicion me këtë subjekt politik Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës ka nënshkruar koalicion me Lëvizjen për Drejtësi.

Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media u.d i kryetarit dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Na bashkon vendosmëria jonë për të pasur një rimëkëmbje kombëtare. Sot kemi nënshkruar një koalicion të bashkëpunimit se si ta udhëheqim qeverinë e ardhshme të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.

“Dua ti uroj z.Sylejman Qerkezi mirëseardhje në listën tonë si kandidat në kuadër të listës tonë, dua ta siguroj që do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë që ta ndryshojmë Kosovën pas një viti të vështirë që kemi pas në vitin 2020”, ka shtuar tutje Hoxhaj.