Osmani u uron mirëseardhje mërgatës: Do jeni pjesë e ndryshimit

Presidentja në detyrë, njëherësh kandidatja nga lista e VV-së për këtë pozitë, Vjosa Osmani u ka uruar mirëseradhje mërgates.
Ajo përmes një postimi në Facebook, u tha atyre se kanë qenë do të jenë përherë pjesë e ndryshimit.
“MËRGATË E DASHUR, MIRË SE VINI NË SHTËPI! Keni qenë dhe do të jeni përherë pjesë e ndryshimit. Shihemi të dielen, #KREJTdheDREJT! #Referendum”.
Kujtojmë se Lista e Vjosa Osmanit me Lëvizjen Vetëvendosje garojnë me një listë të përbashkët, ku edhe kanë numrin #127.