Osmani për sloganin “Krejt dhe Drejt”: Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues

20.01.2021

Vjosa Osmani ka shpërndarë sloganin me të cilin po garon ajo dhe Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe Drejt”. Osmani shkruan: Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin. “Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan ajo. Postimi i saj i plotë: KREJT DHE DREJT Krejt, sepse fryma mobilizuese […]

Osmani për sloganin “Krejt dhe Drejt”: Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues Foto: Ilustrim

Vjosa Osmani ka shpërndarë sloganin me të cilin po garon ajo dhe Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, “Krejt dhe Drejt”.

Osmani shkruan: Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin.

“Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, shkruan ajo.

Postimi i saj i plotë:

KREJT DHE DREJT

Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin!
Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet
Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues

Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën
Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar
Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues