Osmani në Dragash: Bashkohuni për ndryshimin e madh

06.02.2021

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë vizituar Dragashin. Osmani ka bërë thirrje nga Dragashi që qytetarët të bashkohen me atë që e ka quajtur ‘ndryshimi i madh’. Osmani tha se qytetarët e Dragashit edhe më 6 tetor kishin votuar për ndryshim, por, sipas saj, vota e tyre është […]

Osmani në Dragash: Bashkohuni për ndryshimin e madh

Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti dhe presidentja në detyrë, Vjosa Osmani kanë vizituar Dragashin.

Osmani ka bërë thirrje nga Dragashi që qytetarët të bashkohen me atë që e ka quajtur ‘ndryshimi i madh’.

Osmani tha se qytetarët e Dragashit edhe më 6 tetor kishin votuar për ndryshim, por, sipas saj, vota e tyre është keqpërdorur.

“Edhe herën e kaluar, më 6 tetor, keni votuar për ndryshim. Por, për fat të keq vota juaj është keqpërdorur”.

“Mos lejoni që sërish vota juaj të keqpërdoret dhe të tjetërsohet, e drejta juaj dhe e fëmijëve tuaj, nga ata që e tjetërsuan këtë të drejtë tash e 20 vjet”.

Osmani, mes tjerash, tha se kësaj radhe qytetarët do ta ruajnë votën e tyre si sytë e ballit.

“Bashkohuni me ndryshimin e madh që po e shohim në të gjithë Kosovën. Ju garantoj që kudo në Kosovë qytetarët më nuk do ta çojnë votën poshtë, por do ta ruajnë si sytë e ballit”.

Etiketat

Ofertat e fundit