Nga LVV’ja sqarojnë se çfarë ndodhë me votat e Kurtit, nëse qytetarët votojnë numrin ‘1’

04.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në broshurën e listës së kandidatëve për deputetë, i ka fshirë numrat e kandidatëve të cilëve iu është mohuar kandidimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 14 shkurt. Për këtë janë krijuar shumë paqartësi rreth kandidimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Shumë qytetarë kanë […]

Nga LVV’ja sqarojnë se çfarë ndodhë me votat e Kurtit, nëse qytetarët votojnë numrin ‘1’ Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në broshurën e listës së kandidatëve për deputetë, i ka fshirë numrat e kandidatëve të cilëve iu është mohuar kandidimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen me 14 shkurt.

Për këtë janë krijuar shumë paqartësi rreth kandidimit të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimet e tyre se çfarë do të ndodhë me votën e tyre nëse votojnë kandidatët të cilët nuk janë të certifikuar nga KQZ, përfshirë këtu edhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lidhur me këtë temë, përfaqësuesi i LVV’së në KQZ, Sami Kurteshi për telegrafin ka fajsuar PDK’në dhe LDK’në për shkak se në opinion janë krijuar këto paqartësi.

“Fleta e votimit i ka në njërën anë subjektet politike dhe në anën tjetër numrat e kandidatëve. Secili votues ka të drejtë të votojë një subjekt politik dhe pesë numra sipas përzgjedhjes së tij. Po të ishte ndryshe do të hiqnim numrat, kjo është një ‘spin’ që po e përhapin LDK dhe partitë tjera për të habitur njerëzit. Secili votues ka të drejtë të votojë secilin kandidatë nga numri 1 e tutje, ose ka të drejtë të mos votojë asnjë kandidatë edhe vlen vetëm vota për subjektin polik. Në këtë vend po përpiqen të shkatërrojnë çdo gjë. Është absurditet që po përhapet nga PDK dhe LDK, pra nuk mund të shpallet vota e pavlefshme. Ajo vetëm zyrtarisht nuk numërohet, pra vota për një kandidatë që nuk është i certifikuar, por vota nuk shpallet e pavlefshme”, sqaroi ai.

Si përfundim, Kurteshi theksoi se të gjitha votat do të numërohen, por që vetëm KQZ nuk do të përfshijë në statistikat e veta votat për kandidatët që nuk janë certifikuar.

“KQZ në statistika të veta nuk e përfshin, asgjë më shumë, por të gjitha votat o të numërohen. PDK dhe LDK ia kanë arritur të krijojnë habi rreth kësaj”, shtoi më tej ai.