Nesër përfundon fushata zgjedhore

11.02.2021

Fushata elektorale e subjekteve politike përfundon nesër. Ata përveç që kanë drejtuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, kanë paraqitur para elektoratit të tyre planet për qeverisjen e ardhshme. Për zgjedhjet parlamentare, subjektet politike kanë pasur kohë dhjetë ditë që të shpalosin para qytetarëve plan-programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë. Përgjatë kësaj […]

Nesër përfundon fushata zgjedhore

Fushata elektorale e subjekteve politike përfundon nesër. Ata përveç që kanë drejtuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit, kanë paraqitur para elektoratit të tyre planet për qeverisjen e ardhshme.

Për zgjedhjet parlamentare, subjektet politike kanë pasur kohë dhjetë ditë që të shpalosin para qytetarëve plan-programin e tyre qeverisës dhe kandidatët për deputetë. Përgjatë kësaj kohe, kandidatët për kryeministër të shoqëruar me disa nga kandidatët për deputetë, mbajtën takime të shumta me qytetarë.

Fokusi i tyre ishte kryesisht të zhvillimi i ekonomisë, ku përfshiheshin rritja e buxhetit, zbutja e papunsisë, përkrahja për bizneset dhe prodhuesit vendor, po nuk munguan as premtimet për rritjen e pagave, pensioneve.

Kryesisht, tubimet e subjekteve politike kaluan të qeta dhe deri tani nuk është shënuar ndonjë incident.

E derisa të shtunën është heshtje zgjedhore, të dielën, duke filluar nga ora 07:00, qytetarët e Kosovës me të drejt vote që do ta kenë mundësinë të votojnë për subjektin politik, si dhe për deputetët që do t’i përfaqësojnë në mandatin e ardhshëm.

Ndryshe, lista përfundimtare e votuesve brenda vendit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të cilat do të mbahen më 14 shkurt, përmban: 1 milion e 794 mijë e 862 emra të votuesve. Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019.

Etiketat