Në mbledhjen e KQZ-së trajtohen problemet e votuesve nga jashtë Kosovës

03.02.2021

Është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku edhe po trajtohen probleme e votuesve nga jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sami Kurteshi nga radhët VV-së në këtë mbledhje, ka ngritur disa shqetësime që sipas tij po ballafaqohen votuesit nga jashtë vendit. Kurteshi ka bërë të ditur se […]

Është duke u mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku edhe po trajtohen probleme e votuesve nga jashtë vendit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sami Kurteshi nga radhët VV-së në këtë mbledhje, ka ngritur disa shqetësime që sipas tij po ballafaqohen votuesit nga jashtë vendit.

Kurteshi ka bërë të ditur se ka marrë mesazhe, ku anëtarë të një familje kanë aplikuar për të votuar, por nuk janë të gjithë në listën e votuesve.

Po ashtu ai ka përmendur edhe disa raste ku të dhënat personale janë ngatërruar.

Kurteshi tutje ka propozuar që këto raste teknike të adresohen tek një Email zyrtar i KQZ-së.

Daka tha që ata duhet të votojnë dhe mos të humbin kohë, raporton eo.

Në anën tjetër Alim Rama tha që duhet të shtyhet afati pak i votuesve nga diaspora.

“Duhet të jemi të barabartë për  të gjithë votuesit, dhe tu zgjatet afati” tha Rama.