Ne ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet

03.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është bërë e ditur se do të shtypen më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve, kjo pasi që është praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore. Po ashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka bërë edhe akreditimin e disa vëzhgueseve nga OJQ […]

Ne ditën e zgjedhjeve do të angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është bërë e ditur se do të shtypen më pak fletëvotime se numri i përgjithshëm i votuesve, kjo pasi që është praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore.

Po ashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka bërë edhe akreditimin e disa vëzhgueseve nga OJQ të ndryshme.

Në këtë mbledhje është bërë e ditur se në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, do të jenë të angazhuar rreth 15 mijë e 110 persona.

KQZ-ja emëroi anëtaret e Këshillave të 2 mijë e 382 vendvotimeve.

“Në ditën e zgjedhjeve do te angazhohen 15 mijë e 110 persona në të gjitha vendvotimet”.