Mustafa: Qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar

27.01.2021

​​​​​​​Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur nëse moskandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje. Por, sipas Mustafës kjo situatë është në favor të Albin Kurtit. Mustafa thekson se qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar. “Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po […]

Mustafa: Qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar Foto: Ilustrim

​​​​​​​Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, është pyetur nëse moskandidimi i Kurtit po ia lehtëson LDK-së fitoren në këto zgjedhje. Por, sipas Mustafës kjo situatë është në favor të Albin Kurtit.

Mustafa thekson se qeveria e re do të rrëzohej me votat e atyre që janë të dënuar.

“Konsideroj se jo LDK-së, por zotit Kurti po i bëhet më e lehtë situata pa Albin Kurtin, kandidat për deputet. Ndryshe qeveria me vota të atyre që janë të dënuar do të rrëzohej”, tha ai.

Isa Mustafa, apo i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës shtoi se partia e tij dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë garuar edhe kur Kurti ka qenë në krye të listës dhe se edhe kësaj radhe do të garonin pa asnjë problem.

“Bile, po mos të ishte verdikti i Kushtetueses do të ishte më e dëshiruar për LDK-në lista në krye me z.Kurti. Sepse kështu po e luajnë rolin e viktimës, por në fakt janë viktimë e vetvetes”, shtoi Mustafa për lajmi.net.