Mos certifkimi i Kurtit si kandidat është tendencë për eliminim politik

Mos certifkimi i Kurtit si kandidat është tendencë për eliminim politik
Herolind Bytyçi

20.01.2021 / Zgjedhjet 2021

Përmes një konference për media të mbajtur nga KQZ është bërë e ditur se ky institucion ka pranuar përgjigjet nga PZAP, Këshilli Gjyqësore, AKI dhe Ministria e Punëve të Brendshme nëse kandidatët për deputetë i plotësojnë kriteret ligjore.

Në bazë të përgjigjeve nga institucionet e lartpërmendura bëhet e ditur se nga 28 subjekte politike që kanë aplikuar për zgjedhjet e 14 shkurtit, 15 prej tyre kanë gjithsej 47 kandidatë që nuk i kanë plotësuar kriteret ligjore.

E sipas raportimeve gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se edhe emri i kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është në mesin e 47 kandidatëve që mund të mos certifikohen nga KQZ.

Për këtë situatë i ftuar në Dukagjini ka folur anëtari i kryesisë së LVV’së, Glauk Konjufca, ku ka thënë se nëse Kurtit i cenohet e drejta e kandidimit atëherë ky veprim shkel bazat e demokracisë.

Ai gjithashtu ka thënë se nga KQZ po dojnë eleminimin politik, me i shpallë luftë vullnetit qytetar në Kosovë dhe ky është veprim i konsekuencave të fundit të kapjes së shtetit.

Ndër tjera Konjufca ka thënë se përmes vendimit të Gjykatës Kushtetuese Kurtit i është marr një e drejtë e njeriut nga Gjykata Kushtetuese.

I pyetur në rast të mos kandidimit të Kurtit kush do të jetë bartës i listës, Glauk Konjufca ka thënë se me këtë situatë nuk jemi duke u marr fare, ne duhet të merremi me të padrejtën që po bëhet dhe nuk do ta tejkalojmë problemin.

E në rast të mos certifikimit të Kurtit ai tha se është vullnet personal i kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, për të cilën shumë shpejt do të gjykohet si vepër penale.

RAPORTO