Mijëra fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e kaluara në Kosovë, KQZ me këshilla për mënyrën e votimit

09.02.2021

Të dielën të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Po ashtu ndodhemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, ku kjo fushatë do të zgjasë deri të […]

Mijëra fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet e kaluara në Kosovë, KQZ me këshilla për mënyrën e votimit Foto: Ilustrim

Të dielën të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu ndodhemi në javën e fundit të fushatës zgjedhore, ku kjo fushatë do të zgjasë deri të premten, ndërsa të shtunën është heshtje zgjedhore.

Në këto zgjedhje të 14 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në listën përfundimtare të votuesve janë 1,794,862 qytetarë me të drejtë vote.

Edhe pse KQZ’ja gjithmonë në kohën kur ka zgjedhje del me disa udhëzime se si duhet të fletëvotimi.

Por, përkundër kësaj në çdo palë zgjedhje kemi mjaft fletëvotime që shpallen të pavlefshme.

Zgjedhjet e vitit 2007 u përcollën me më shumti fletëvotime të pavlefshme, ku sipas të dhënave të këtij institucioni numri i tyre ishte rreth 56 mijë e 863 të tilla.

Disa arsye që qëndrojnë për shpalljen e pavlefshme të fletëvotimit janë disa nga këto: Votohet më shumë se një parti politike, dëmtimi i fletëvotimit me qëllim apo pa qëllim, votimi i kandidatit por jo partinë politike, ose fletëvotimi i paplotësuar.

Zgjedhjet e vitit 2001:  15 mijë e 493 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2004:  9 mijë e 430 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2007:  56 mijë e 863 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2010:  34 mijë e 6 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2014:  35 mijë e 567 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2017:  49 mijë e 107 fletëvotime të pavlefshme
Zgjedhjet e vitit 2019:  33 mijë e 271 fletëvotime të pavlefshme

Më poshtë mund ti gjeni udhëzimet e KQZ-së për plotësimin e fletëvotimit dhe dokumentet e vlefshme për të votuar:

Si të plotësohet fletëvotimi?
Pasi të hyni në kabinën e votimit, sigurohuni që fletëvotimi është i vulosur.

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Listën e kandidatëve dhe numrat e tyre i gjeni në broshurën që gjendet në kabinën e votimit. Për të mbrojtur fshehtësinë e votës, paloseni fletëvotimin para se të largoheni nga kabina dhe më pas vendoseni në kutinë e votimit.

Të gjitha vendvotimet do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Dokumentet e vlefshme për votim
Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të vlefshme të lëshuara nga Republika e Kosovës:
A. Letërnjoftim;
B. Pasaportë;
C. Dokument i udhëtimit; dhe
D. Patentë shoferi.