Mërgimtarët në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit, 45 fluturime për dy ditë

Shumë mërgimtarë me të drejtë vote kanë vendosur që të vijnë në Kosovë për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.

Nga aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” kanë bërë të ditur se veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga diaspora në Kosovë.

Bujar Gashi, zyrtar për media në aeroportin e Prishtinës, ka bërë të ditur se të premten pritet të aterojnë në aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.

“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria(2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi, shkruan albinfo.ch.

Të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë.

“Më 13 shkurt janë planifikuar 29 fluturime në ardhje, prej tyre 16 fluturime nga Zvicra dhe 12 nga Gjermania, dhe një fluturim nga Turqia në mbrëmje!”, ka thënë Gashi. Sipas të dhënave nga KQZ, thuhet se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

Rikujtomjë se disa mërgimtarë kanë votuar edhe përmes postës, kjo është bërë e ditur gjatë ditë së martë, ku është treguar nga organizata GERMIN se nga diaspora në Kosovë kanë arritur mbi 7 mijë pako me vota, shkruan SuharekaOnline.

Nga ato pako, mbi 2 mijë janë dërguar me postë të shpejt(DHL) dhe më shumë se 5 mijë të tjera janë dërguar përmes Postës së Kosovës.

RAPORTO