Mërgimtarët do të votojnë të parët, kjo është data e aplikimit dhe periudha e votimit nga diaspora

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani mbrëmë e ka zyrtarizuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.
14 shkurti do të jetë data kur qytetarët do t’u drejtohen qendrave të votimit për të dytën herë brenda një viti e gjysmë, për të zgjedhur të parin e tyre, si edhe përfaqësuesit e tjerë të institucioneve.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor u bë e ditur se fushata zgjedhore për partitë politike fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt.
Mërgimtarët do të jenë të parët që do të mund të votojnë. Periudha e votimit përmes postës fillon më 2 shkurt dhe përfundon 24 orë pas zgjedhjeve.
Artikull i sponzorizuar
Për ta transmetuar mesazhin tuaj qartë deri në fund më së miri do të ju ndihmojë artikulli i sponsorizuar ku mijëra konsumatorë potencial do ta marrin atë.
Lexo më shumëAplikimi i mërgimtarëve për regjistrim në votim fillon më 13 janar dhe zgjat deri më 24 janar.