Mediumi zviceran me foto nga Suhareka, kosovarët votojnë me flamuj të Zvicrës

12.02.2021

28 fluturime dhe mbi 300 autobusë: Kosovarët që jetojnë në Zvicër aktualisht po udhëtojnë me grupe në vendlindjen e tyre për të votuar. Priten mbi 10,000 votues nga Zvicra. Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj here gjatë fushatës zgjedhore, përveç flamurit të Kosovës, flamuj të Zvicrës u valëvitën edhe në rrugë. Siç shkruan portali […]

Mediumi zviceran me foto nga Suhareka, kosovarët votojnë me flamuj të Zvicrës Foto: Ilustrim

28 fluturime dhe mbi 300 autobusë: Kosovarët që jetojnë në Zvicër aktualisht po udhëtojnë me grupe në vendlindjen e tyre për të votuar. Priten mbi 10,000 votues nga Zvicra.

Në ndryshim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj here gjatë fushatës zgjedhore, përveç flamurit të Kosovës, flamuj të Zvicrës u valëvitën edhe në rrugë. Siç shkruan portali shqiptar në Zvicër, “leCanton27.ch”, kjo nuk është vetëm dëshmi e një pjesëmarrje të lartë të votuesve nga Zvicra, por edhe e “respektit dhe miqësisë për vendin në të cilin ata jetojnë dhe punojnë”.

Rreth 113,000 qytetarë me shtetësi kosovare jetojnë në Zvicër. Sidoqoftë, numri i njerëzve që janë nga Kosova e që jetojnë në Zvicër është shumë më i madh: rreth 250,000 e përmendin shqipen si gjuhën e tyre kryesore, shumica e tyre vijnë nga Kosova.