Më pak fyerje në këtë fushatë zgjedhore në mes partive politike

06.02.2021

Tashmë kemi hyrë pothuajse në javën e fundit, ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku qytetarët do të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Ndodhemi në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ku secila parti po vazhdon aktivitetet me struktura e qytetarë. Por, njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj ka theksuar […]

Më pak fyerje në këtë fushatë zgjedhore në mes partive politike Foto: Ilustrim

Tashmë kemi hyrë pothuajse në javën e fundit, ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ku qytetarët do të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Ndodhemi në ditën e katërt të fushatës zgjedhore, ku secila parti po vazhdon aktivitetet me struktura e qytetarë.

Por, njohësi i zhvillimeve politike, Arton Demhasaj ka theksuar se diskursi i subjekteve politike në këtë fushatë, po përcillet me më pak përplasje verbale, duke krahasuar me fushatat zgjedhore paraprake.

Demhasaj ka thënë se në këtë fushatë zgjedhore, është duke pasur ofendime individuale apo edhe të njerëzve të caktuar brenda subjekteve politike, por këto kanë qenë brenda konturave normale.

“Ka pas ofendime individuale apo të njerëzve të caktuara brenda partive politike, por mendoj se ka qenë brenda konturave normale dhe nuk mund të themi se ka ndodhë diçka e madhe”, thotë ai.

Drejtori i organizatës “Çohu”, Demhasaj thotë se ka parë një rritje të partive politike në aspektin e bërjes së fushatës zgjedhore, pasi sipas tij këtë vit ata po merren më shumë me programin e tyre.

“Mendoj që me krahasua me zgjedhjet tjera është më mirë, për shkak se kemi parë që partitë politike janë duke u marr me vetën e vet tyre. Në esencë mund të themi si fushatë ka tepër më pak ofendime sesa që ka pasur në zgjedhjet e kaluara”, tha ai për Ekonomia Online.

Disa nga subjektet politike, të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, janë gjobitur pasi në tubimet e organizuara me qytetarë në ambiente të mbyllura dhe të hapura, ato e kanë shkel Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Demhasaj thotë se kjo praktik e partive politike po u përçon mesazh negativ qytetarëve.