Me homazhe te “Parku i Dëshmorëve”, PDK – Suharekë hap fushatën zgjedhore

03.02.2021

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku kanë prezentuar kandidatët për deputetë nga kjo degë. Kryetari i degës, njëherit edhe kandidat për deputet, Ramë Vataj në fjalën e tij ka njoftuar se nga sot po e hapin fushatën zgjedhore me moton ”Rimëkëmbje” dhe me kandidatin […]

Me homazhe te “Parku i Dëshmorëve”, PDK – Suharekë hap fushatën zgjedhore Foto: Ilustrim

Partia Demokratike e Kosovës dega në Suharekë, gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku kanë prezentuar kandidatët për deputetë nga kjo degë.

Kryetari i degës, njëherit edhe kandidat për deputet, Ramë Vataj në fjalën e tij ka njoftuar se nga sot po e hapin fushatën zgjedhore me moton ”Rimëkëmbje” dhe me kandidatin për postin e kryeministrit, Enver Hoxhaj, raporton SuharekaOnline.

Gjatë konferencës Vataj gjithashtu ka prezentuar edhe katër kandidatët për deputetë nga PDK-Suharekë: Ramë Vataj, Sadik Halitjaha, Ruzhdi Kurtishaj dhe Florim Kryeziu.

Kandidati për deputet, Ramë Vataj tutje ka thënë se në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare synojnë vendin e parë që të qeverisin për 4 vitet e ardhshme sepse sipas tij Partia Demokratike e Kosovës ka programin më të qëlluarin e që i përfshin të gjitha fushat.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë tubimeve, t’i respektojnë masat anti-COVID.

Pas konferencës ata kanë vazhduar tek parku i dëshmorëve ku kanë bërë homazhe.