Mbi 6 mijë persona me COVID-19 pritet të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

09.02.2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Numri i personave që janë të konfirmuar me Covid-19 […]

Mbi 6 mijë persona me COVID-19 pritet të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi janë të infektuar me COVID-19, të kryejnë obligimin e tyre qytetarë e të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese, pra të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Numri i personave që janë të konfirmuar me Covid-19 e që janë aktiv me këtë virus në Kosovë arrin gati deri në 7 mijë raste. Nga kjo, potencialisht rreth 6 mijë të infektuar me koronavirus pritet që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë në zgjedhjet e së dielës. Marrë parasysh këtu edhe rastet e reja që pritet të konfirmohen gjatë këtyre ditëve.

Megjithëkëtë, në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 234 raste të reja me koronavirus.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik numri i rasteve aktive me Covid-19 është 6 mijë e 814.

Megjithëkëtë, në deklarimet e zyrtarëve të KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve ekipet mobile do të kujdesen që t’u mundësohet votimi edhe qytetarëve të infektuar me koronavirus.

“KQZ-ja është munduar që të gjej një zgjidhje edhe për qytetarët që fatkeqësisht janë të infektuar me COVID-19, dhe nuk mund të shkojnë në vendvotimet. Në zgjedhjet që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, është thënë nga KQZ.

Nga KQZ sqaruan se do të komunikojnë me personat që gjenden në izolim dhe do të shkojnë nëpër adresa për tu mundësuar atyre votimin.