LVV – Suharekë: Mobilizimi për zgjedhjet e 14 Shkurtit, tashmë ka filluar!

20.01.2021

Kanë mbetur pothuajse më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit. Më 14 shkurt 67,970 qytetarë të Suharekës kanë të drejtë vote për të votuar për deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë ka njoftuar se […]

LVV – Suharekë: Mobilizimi për zgjedhjet e 14 Shkurtit, tashmë ka filluar! Foto: Ilustrim

Kanë mbetur pothuajse më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku qytetarët do të iu drejtohen kutive të votimit.

Më 14 shkurt 67,970 qytetarë të Suharekës kanë të drejtë vote për të votuar për deputetët e legjislaturës së VIII-të të Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë ka njoftuar se mobilizimi për zgjedhjet e përgjithshme të 14 Shkurtit, tashmë ka filluar.

Përmes një njoftimi në Facebook, LVV dega Suharekë ka thënë se gjithandej, përmes takimeve në forma të ndryshme me qytetarë e struktura po vërehet që entuziazmi është si asnjëherë më parë.

Po ashtu ky subjekt politik ka bërë të ditur se gatishmëria për angazhim është e madhe, e gjithashtu edhe numri i paraqitur i vullnetarëve është i madh.

“Më 14 Shkurt, referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!”, ka shkruar LVV – Suharekë në Facebook.