LVV: Pas 10 ditë fushatë të jashtëzakonshme, ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër

12.02.2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë marshuar shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku […]

LVV: Pas 10 ditë fushatë të jashtëzakonshme, ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër Foto: Ilustrim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë marshuar shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Po ashtu në këtë tubim ka folur edhe Albin Kurti i cili ka thënë se ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT.

Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, ka thënë ai.

Po ashtu Kurti ka kërkuar nga qytetarët që të votojnë masivisht për këtë bashkim në mënyrë që të siguroj shumicën parlamentare dhe të mos lejohet të përsëritet 25 marsi i vitit të kaluar, kur u rrëzuar Qeveria në mes të pandemisë me COVID-19.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook ka theksuar se: “Pas 10 ditë fushatë të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas mijëra kilometrave dhe qindra takimeve, me ju, në çdo cep të republikës, ndryshimi që kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër”.

“Ka qenë kjo një fushatë e paparë deri më sot. Qindra mijëra prej jush jeni mbledhur shesheve, na keni pritur me lot dhe me buzëqeshje, me duar që zgjaten përpara, për të marshuar bashkë.

Na keni përcjellur me buzëqeshje dhe me lot, me duar që na përshëndesin nga prapa, për të vazhduar punën, na keni hapur dyert e shtëpive tuaja, sepse njëherë na i keni hapur zemrat, për atë që e duam e na duhet, bashkë, dhe krejt, dhe drejt”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.