LVV merr përkrahje për ndryshim edhe në fshatin Semetisht

05.02.2021

Fushata elektorale sa ka filluar që të rrit intensitetin e takimeve të subjekteve poliktike me struktura dhe qytetarë. Në vazhdën e këtyre takimeve Lëvizja Vetëvendosje qendra në Suharekë, sot ka takuar banorët e fshatit Semetisht. Ishin kandidatët Artan Abrashi dhe Salih Zyba ata që u pritën nga banorët e këtij fshati ku sipas njoftimit të […]

LVV merr përkrahje për ndryshim edhe në fshatin Semetisht Foto: Ilustrim

Fushata elektorale sa ka filluar që të rrit intensitetin e takimeve të subjekteve poliktike me struktura dhe qytetarë.

Në vazhdën e këtyre takimeve Lëvizja Vetëvendosje qendra në Suharekë, sot ka takuar banorët e fshatit Semetisht.

Ishin kandidatët Artan Abrashi dhe Salih Zyba ata që u pritën nga banorët e këtij fshati ku sipas njoftimit të LVV-së edhe njëherë u shpreh entuziazmi dhe vullneti për ndryshim.

“Përkrahje për Lëvizjen VETËVENDOSJE! edhe në Semetisht, edhe këtu si në çdo fshat tjetër vërehet vullneti për ndryshim, e pritja me entuziazëm e datës 14 shkurt.

Kandidatët për deputetë Artan Abrashi e Salih Zyba paraqitet para pjesëmarrësve alternativën tonë qeverisëse” thuhet në njoftimin e LVV-së.

Kujtojmë se kandidati për deputet nga [127] Lëvizja Vetëvendosje qendra Suharekë, Salih Zyba në këto zgjedhje garon me numrin 110.