LVV kundër që listat në KQZ të certifikohen veç e veç

22.01.2021

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur në votim nëse duhet të kalojnë listat në pako apo veç e veç.  Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”. Një votim të […]

LVV kundër që listat në KQZ të certifikohen veç e veç Foto: Ilustrim

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka hedhur në votim nëse duhet të kalojnë listat në pako apo veç e veç. 

Për kalimin e listave në pako kanë qenë vetëm pesë vota “për” dhe gjashtë abstenime, derisa për kalimin e secilës listë veç e veç kanë qenë gjashtë vota “për”.

Një votim të tillë e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka thënë që rekomandimi i zyrës për certifikim të hudhet ashtu siç është.

Përfaqësuesi i PDK’së ka kërkuar vazhdimin e votimit të listave veç e veç.

Daka gjithashtu ka thënë se si mund të ankohen pastaj partitë politike nëse lista kalon në pako.

Zyra për certifikimin e partive dhe listave i ka rekomanduar KQZ’së miratimin e listave të gjitha partive në pako.