Lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga AAK, Albena Reshitaj nr.6

16.01.2021

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pak para orës 18:00 ka dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ. Asaj i prin i nominuari i AAK-së për president, Ramush Haradinaj. […]

Lista e plotë e kandidatëve për deputetë nga AAK, Albena  Reshitaj nr.6 Foto: Ilustrim

Sot në orën 18:00 është përmbyllur afati në KQZ për aplikimin e partive për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pak para orës 18:00 ka dorëzuar listën me emrat e 110 kandidatëve të saj për aplikim në KQZ.

Asaj i prin i nominuari i AAK-së për president, Ramush Haradinaj. Ndërsa kandidatët për deputetë nga dega e kësaj partie në Suharekë kanë këtë renditje: Albena Reshitaj [6], Hamdi Bytyqi [83], Fatos Berisha [84], Bexhet Kuqi [75].

Gjithashtu në listë është edhe emri i Mensur Selimaj [45] dhe Albana Bytyqi [87].