Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK, Albena Reshitaj renditet e gjashta

15.01.2021

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siç duket ka përpiluar edhe renditjen numrat e kandidatëve për deputetë. Sipas listës që ka siguruar Blic për 12 kandidatët e parë, ish-deputetja nga Suhareka dhe kandidatja për deputete, Prof.Ass.dr. Albena Reshitaj, në zgjedhjet e 14 shkurit gjendet në top 10-shën e kandidatëve për deputetë, saktësisht me numrin gjashtë.   […]

Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK, Albena Reshitaj renditet e gjashta Foto: Albena Reshitaj dhe Ramush Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siç duket ka përpiluar edhe renditjen numrat e kandidatëve për deputetë.

Sipas listës që ka siguruar Blic për 12 kandidatët e parë, ish-deputetja nga Suhareka dhe kandidatja për deputete, Prof.Ass.dr. Albena Reshitaj, në zgjedhjet e 14 shkurit gjendet në top 10-shën e kandidatëve për deputetë, saktësisht me numrin gjashtë.  

Lista ka këtë renditje: Ramush Haradinaj, Shemsesin Dreshaj, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Besnik Tahiri, Albena Reshitaj, Pal Lekaj, Rasim Selmanaj, Teuta Haxhiu, Haxhi Shala, Gazmend Syla dhe Meliza Haradinaj-Stublla, janë 12 kandidatët e parë në listën zgjedhore të AAK-së.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, AAK, përkundër që do ta ketë prijës të listës, kryetarin e partisë, Ramush Haradinaj, ai nuk do të jetë kandidat për kryeministër, por për president.