Limaj: PDK dhe LDK dëshirojnë ta heshtin zërin e vlerave të UÇK-së

23.01.2021

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pas votimit të anëtarëve të KQZ-së për mos-certifikimin e Nismës si subjek dhe si listë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai ka thënë që ka një interes të madh që Nisma mos të jetë pjesë e parlamentit, me ç’rast parlamenti i Kosovës mos ta ketë […]

Limaj: PDK dhe LDK dëshirojnë ta heshtin zërin e vlerave të UÇK-së Foto: Ilustrim

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pas votimit të anëtarëve të KQZ-së për mos-certifikimin e Nismës si subjek dhe si listë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka thënë që ka një interes të madh që Nisma mos të jetë pjesë e parlamentit, me ç’rast parlamenti i Kosovës mos ta ketë brenda saj një zë të qartë të UÇK-së.

“Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashegimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, ka shkruar Limaj.

Ky është postimi i plotë:

Sonte ne kemi qenë dëshmitar të një sulmi të paprecedent në partinë tonë dhe në të gjithë procesin demokratik. KQZ-ja ka vendosur që të mos çertifikojë disa parti politike që të marrin pjesë në zgjedhje. 

Është e qartë që ka një interes të madh që NISMA të mos jetë pjesë e parlamentit, që parlamenti i Kosovës të mos e ketë brenda një zë të qartë të UÇK-së.

Me këtë vendim, PDK dhe LDK dëshirojnë që të heshtin zërin e vlerave kombëtare dhe të trashigimisë së UÇK-së në institucionet vendim-marrëse në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Sonte KQZ-ja është shëndrruar në një lojtar politik aktiv. Përderisa deri më tani gjithmonë, anëtarët e KQZ-së kanë miratuar vendimet e zyreve profesionale siç ishte në këtë rast Zyra për Certifikim, kësaj radhe duke shpërfillë krejtësisht vendimin professional të zyrës për çertifikim, ata vendosën që të mos e çertifikojnë NISMA Socialdemokrate.

Në raport me NISMËN Socialdemokrate kjo nuk është hera e pare që na behët padrejtësi, në zgjedhjet e vitit 2019, zyra për pranimin e votave të ardhura nga Serbia në mënyrë ilegale, kishte rekomanduar në kundërshtim me ligjin pranimin e këtyre votave, në këtë rast KQZ kishte refuzuar të marrë vendim kundër këtyre votave sepse argumenti i tyre ishte se ka ardhur rekomandimi nga zyra profesionale. Siç, e din opinion të gjitha këto beteja ligjorë NISMA Socialdemokrate i ka fituar, edhe kësaj radhe jemi të sigurt se në hapat e ardhshëm legal do të triumfojmë.