LDK-ja e gatshme për zgjedhje, Abrashi përmend 7 shkurtin si datë të mundshme

22.12.2020

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë takimit që zhvilloi me u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje. Abrashi në një prononcim për media ka thënë se gjatë takimit ka biseduar edhe për miratimin e buxhetit të vitit 2021, transmeton Telegrafi. “Shpesh herë kemi thënë […]

LDK-ja e gatshme për zgjedhje, Abrashi përmend 7 shkurtin si datë të mundshme Foto: Ilustrim

Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë takimit që zhvilloi me u.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

Abrashi në një prononcim për media ka thënë se gjatë takimit ka biseduar edhe për miratimin e buxhetit të vitit 2021, transmeton Telegrafi.

“Shpesh herë kemi thënë që zgjedhjet duhet të mbahen në janar. Edhe më herët kemi treguar që jemi të gatshëm për zgjedhje. Duhet të gjejmë fuqi politike që të miratojmë buxhetin për vitin 2021. Kjo ka rëndësi dhe peshë të madhe për secilën familje në Kosovë sepse ky buxhet për vitin e ardhshëm është i lidhur dhe për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, edhe me pagat dhe me sistemin social dhe me pensionistët. Dhe gjithsesi nëse na duhet si shtet dhe me blerjen e vaksinave. E mira e kësaj është që aktgjykimi i plotë ende nuk është bërë publik në gazetën zyrtare dhe kemi ende kohë për të miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm”, ka thënë Abrashi.