Kurti: Vettingu do të fillojë nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor

08.02.2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjetit social Facebook. Kurti gjatë këtij bashkëbisedimi ka theksuar se në programin e LVV-së për drejtësi e parashikon edhe Vettingun. Po ashtu ai ka treguar se Vettingu do të fillojë nga Këshilli […]

Kurti: Vettingu do të fillojë nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor Foto: Ilustrim

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Kurti gjatë këtij bashkëbisedimi ka theksuar se në programin e LVV-së për drejtësi e parashikon edhe Vettingun.

Po ashtu ai ka treguar se Vettingu do të fillojë nga Këshilli Prokurorial dhe Gjyqësor.

“Në Gjykatën Kushtetuese e dimë që ka gjyqtarë me raste të dënimeve dhe mbase nuk fillojmë prej saj sepse do të fillojmë me Këshillin Prokurorial dhe gjyqësor, por është e qartë se në Kosovë asnjë institucion i drejtësisë nuk ka shpëtuar nga kapja e regjimit që po shkon. Këshilli Prokurorial dhe gjyqësor janë dy më të rëndësishmet për qytetarin e Kosovës që të fillojë Vettingu”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në të kaluarën eksponentë të këtij subjekti e kanë akuzuar disa herë Kushtetuesen dhe sistemin e drejtësisë duke e quajtur sikur “të kapur”.