Kurti: S’ka më punësime të kushërinjve, ata janë për dasma e ahengje private

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani dhe kandidatët e tjerë për deputetë nga ky subjekt politik, po i vazhdojnë aktivitet në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kurti është duke i vazhduar tubimet elektorale në gjitha komunat e Kosovës, ku sot me fillim nga ora 13:30 do të vizitojë komunën e Suharekës së bashku me Vjosa Osmanin.

Kurti gjatë tubimeve e bashkëbisedimeve me qytetarët, ka deklaruar se s’do të ketë më kushëri nëpër ministri dhe se fisi është për dasma e gazmende private.

“Është e rëndësishme që përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm.

Nuk mundemi me i mbushë ambasadat dhe ministritë me kushëri. Kushërinjtë janë për shtëpi. Fisi është për dasmë, gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se këtë të premte përfunon fushata zgjedhore, ku të shtunën është heshtje zgjedhore dhe të dielën qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësin që në qendrat e votimit të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

RAPORTO