Kurti: Sa më afër 14 shkurti aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve

09.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani edhe sot kanë vazhduar me fushatën zgjedhore. Kurti e Osmani gjatë ditës së martë kanë vazhduar ecjen edhe në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë, shkruan SuharekaOnline. Lideri i LVV’së, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se sa më […]

Kurti: Sa më afër 14 shkurti aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani edhe sot kanë vazhduar me fushatën zgjedhore.

Kurti e Osmani gjatë ditës së martë kanë vazhduar ecjen edhe në “Sheshin e Qytetit” në Suharekë, shkruan SuharekaOnline.

Lideri i LVV’së, Albin Kurti përmes një postimi në facebook ka shkruar se sa më afër 14 shkurti, aq më tepër po skuqen sheshet nga dashuria e qytetarëve për këtë vend.

Shkrimi i plotë:

Sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend. Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë.

Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë.