Kurti premton mbështetjen e ndërmarrësve të rinj me kredi të buta

02.02.2021

Kandidati për kryeminiistër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Mentor Arifaj dhe Adriana Matoshi gjatë ditës së hënë kanë vizituar kompaninë “Tenton”. Gjatë kësaj vizite Kurti ka diskutuar për digjitalizimin e bizneseve dhe zhvilimin e sektorit të IT-së në Kosovë. Ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i mbështes ndërmarrësit […]

Kurti premton mbështetjen e ndërmarrësve të rinj me kredi të buta Foto: Ilustrim

Kandidati për kryeminiistër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidatët për deputetë, Mentor Arifaj dhe Adriana Matoshi gjatë ditës së hënë kanë vizituar kompaninë “Tenton”.

Gjatë kësaj vizite Kurti ka diskutuar për digjitalizimin e bizneseve dhe zhvilimin e sektorit të IT-së në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti do t’i mbështes ndërmarrësit e rinj në fushën e teknologjisë.

“Ne me Qeverinë e re, pas 14 shkrutit po dëshirojmë t’i ndihmojmë, bizneset e vogla dhe ato të mesme është normalisht që të rriten, sepse nuk është fort e rëndësishme sa je i madh si biznes por është e rëndësishme se cila është tendenca e rritjës së tyre” tha Kurti.

Kutri ka thënë se përveç granteve që do të ndahen për zhvillimin e mëtejmë të projekteve të tyre krijuese, do të jetë edhe Banka Zhvillimore në mbështetjen e tyre.

“Në këtë aspekt ne mendojmë se është shumë e rëndësishme të ketë një çasje në financa, në bankat e Kosovës e cila është shumë e lehtë me kredi të buta, e për këtë arsye ne po dëshirojmë me hy me iden e bankës zhvillimore që zbret kamatat le të themi nën 3%, jo kështu mbi 6% si tash fajde me letra dhe këto grejs periudhat me qenë më të gjata në mënyrë mos me ardhë puna me ia pagu kamatën bankës akoma pa ia pa hajrin” ka shtuar ai.