Kurti në Prishtinë: Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT

12.02.2021

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku […]

Kurti në Prishtinë: Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT Foto: Ilustrim

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani po marshojnë shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osmani, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Duke bërë thirrje për të votuar VV’në, kandidatja për deputete në listën e kësaj partie, Vjosa Osmani ka dhënë një mesazh edhe për partitë e tjera.

“Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marr nga secili prej jush anekënd Kosovës. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar:127. Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit ‘ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen’”, ka thënë Osmani.

Po ashtu në këtë tubim ka folur edhe Albin Kurti i cili ka thënë se ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT.

“Pas 10ditë fushate të jashtëzakonshme në këtë situatë të pazakontë, pas qindra takimeve me ju nga çdo cep i Republikës, ndryshimi që keni kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër.

Këtë ndryshim e ka fuqizuar jashtëzakonisht shumë bashkëpunimi që kemi bërë: LVV dhe Lista Vjosa. Ne do ta realizojmë programin tonë KREJT dhe DREJT”, ka thënë ai.

Kurti ndër të tjera tha se VV’ja dhe Lista Vjosa janë për të mirën bashkë, teksa për ish-pushtetarët, ai tha se janë bashkë për të vjedhur.

“Na keni hapur dyert e shtëpive tuaja sepse njëherë na e keni hapur zemër për atë që doni dhe duam. Nuk jemi në sallë me karriga jo vetëm për shkak të pandemisë. Sot nuk mund të mendojmë ulur.

Sot mund të mendojmë vetëm në këmbë prandaj është ngritur populli bashkë që ish-pushtetarët të ikin bashkë, sepse ne jemi bashkë për të mirë, sepse ata janë bashkë për të vjedhur, sepse ne do të vijmë dhe ata do të shkojnë”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin #127.