Kurti në Suharekë: Të dielën ta bëjmë fitoren me F të madhe me mbi 61 deputetë

09.02.2021

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga […]

Kurti në Suharekë: Të dielën ta bëjmë fitoren me F të madhe me mbi 61 deputetë Foto: Ilustrim

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë qëndruar në Suharekë.

Në këtë tubim Kurti gjatë një fjalimi ka përshendetur qytetarët e Suharekës dhe ka thënë se të dielën e 14 shkurtit ta bëjmë fitoren me F të madhe me mbi 61 deputetë, e ta çlirojmë Kosovën nga korrupsioni.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe kandidatët për deputetë nga Suhareka, Salih Zyba e Hysen Durmishi.

“Me 14 shkurt të dielën secili qytetar secila familje secila komunë duhet ta shprehë vullnetin e vetë të lirë dhe t’i mundësojë ndryshimet e mëdha në ekonomi, arsim, kulturë, shëndetësi, politikë të jashtme e të brendshme në mënyrë që qeverisjet e mbas luftës të na kujtohen si një ëndërr e keqe dhe t’ua japim shansin ardhmërisë të ndritshme brezit tonë e brezat që do të vijnë.

Kosova është çliruar e pavarësuar nga Serbia e na duhet ta çlirojmë e ta pavarësojmë edhe nga korrupsioni. Korrupsioni e krimi e ka lënë Kosovën shtet të dobët në të cilën individët më të fuqishëm se sa shteti me qeverinë tonë të re nuk do të ketë asnjë kriminel”, ka thënë Albin Kurti në Suharekë.