Kurti në Suharekë: Ky vikend është më i rëndësishmi për këtë vit

10.02.2021

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në vazhdën e takimeve me qytetarë dje (e martë) ka takuar edhe qytetarët e Komunës së Suharekës. Kurti i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe me disa kandidatë për deputetë nga kjo parti si Hysen Durmishi, Salih Zyba, Albana Gashi, Haxhi Avdyli, Drita Millaku e Faton Peci […]

Kurti në Suharekë: Ky vikend  është më i rëndësishmi për këtë vit Foto: Ilustrim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në vazhdën e takimeve me qytetarë dje (e martë) ka takuar edhe qytetarët e Komunës së Suharekës.

Kurti i shoqëruar nga presidentja në detyrë, Vjosa Osmani dhe me disa kandidatë për deputetë nga kjo parti si Hysen Durmishi, Salih Zyba, Albana Gashi, Haxhi Avdyli, Drita Millaku e Faton Peci ka thënë se ky vikend është vikedni më i rëndësishëm në këtë vit dhe jo vetëm, raporton SuharekaOnline.

“Ky vikend, është vikendi më i rëndësishëm në këtë vit dhe jo vetëm. Festen e dashurisë do e bëjmë edhe kremte të demokracisë.

Numër 127, Lëvizja VETËVENDOSJE!, 110 kandidatë, Vjosa Osmani presidente, unë kryeministër, dhe do ta kemi një qeveri e cila ju shërben me devotshmëri e përgjegjësi dhe kurrë nuk ju sundon”, tha Kurti të martën në Suharekë.