Kurti në Prizren: Sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona

07.02.2021

Sot një javë të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre. Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt. Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër […]

Kurti në Prizren: Sot një javë, të dalim në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrim në duart tona Foto: Ilustrim

Sot një javë të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë vizituar qytetin e Prizrenit.

Kurti ka thënë se nga Prevalla, Mushnikovë e Lubizhdë, tutje në Zhur, Poslishtë, Terzimahallë, Islahanë dhe Bajram Curr – të gjithë ishin të mobilizuar.

Po ashtu Kurti ka thënë se në Prizren gjithmonë Lëvizja Vetëvendosje del e para, por ai ka shtuar se kësaj here nevojitet një fitore e madhe, me mbi 61 deputetë.

Andaj, kryetari i LVV-së njëherit edhe kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Albin Kurti u ka bërë thirrje se sot një javë, të dalin në zgjedhje secili e secila, që fatin e Kosovës ta marrin në duart e tyre.