Kurti në Gjakovë: Nuk ka pengesë që na ndalë, dhe ne e kemi vullnetin më të madh se çfarëdo vështirësi e krizë në të cilën ndodhemi

Të dielën të gjithë qytetarët me të drejtë vote do ta kenë mundësinë t’u drejtohen kutive të votimit, që të votojnë të përzgjedhurit e tyre.

Tashmë ndodhemi në ditët e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

Në vazhdën e aktiviteteve në këtë fushatë 10-ditëshe, kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani dje kanë vizituar Gjakovën.

“Nuk ka pengesë që na ndalë, dhe ne e kemi vullnetin më të madh se çfarëdo vështirësi e krizë në të cilën ndodhemi, ose që na del përpara në të ardhmen”, tha Kurti.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët për deputetë si: Rozeta Hajdari, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla, Mimoza Kusari Lila, Tinka Kurti, Hysamedin Feraj, Mimoza Shala, Gegë Lleshi, Jahja Koka, Jeta Statovci, Agon Batusha, Ardian Gola e Ali Tafarshiku.

Kurti së bashku me kandidatët tjerë për deputetë vizituan biznese e mbajti takime me qytetarë.

“Krejt dhe Drejt numrit 127, Krejt dhe Drejt për secilën votë që na bën Fitues dhe qeverisje të shumicës me 14 Shkurt”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

RAPORTO